Bekë Berisha kërkon heqjen e orës policore, e quan të pakuptimtë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar heqjen e orës policore.

“Jam në foltore për një kërkesë për heqjen e orës policore. Ora policore nuk po e zhduk pandeminë, nuk po e ndihmon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat nuk po i respekton askush dhe për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë publike”, tha Berisha.

Berisha shtoi se të gjitha vendet në botë i kanë hequr masat dhe të njëjtën duhet ta bëjmë dhe ne.