Zyrtare: Ky është mesfushori më i mirë i Ligës së Kampionëve për edicionin e kaluar

Sot është duke u mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu ndarjes së çmimeve për edicionin e kaluar.

Frenkie de Jong është shpallur mesfushori më i mirë për edicionin 2018/2019 të Ligës së Kampionëve.

Ai ishte futbollisti kyç në edicionin përrallor të Ajaxit drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni.

Ndërkohë, gjatë verës ai u transferua te Barcelona.