Vazhdon moti i lig, autoritetet me një apel për pushuesit në Velipojë

Moti prej ditës së djeshme ka qenë i paqëndrueshëm duke bërë që dallgëzimi në det të jetë tepër i madh.

Po kështu e njëjta situatë ka vijuar edhe ditën e sotme, ku një nga zonat më të prekura është edhe Velipoja. Bashkia e Shkodrës bën me dije se në këto kushte, duhet të shmanget futja në det.

Sipas bashkisë së Shkodrës vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Megjithatë angazhimi dhe kujdesi e qytetarëve është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.