Vdekja e 22-vjeçares nga Besia, arrestohen babë e bir: Dyshohen se e shtynë drejt vetëvrasjes

Për rastin e 22-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës, Blerta Osmani, që kishte vdekur më 1 tetor të këtij viti në rrethana dhe motive të paqarta, policia ka arrestuar babë e bir.

Babë e bir janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale: “Vdekje e dyshuar, shtytje në vetëvrasje, manipulim me prova, armëmbajtje pa leje, lajmërim apo kallëzim i rremë”, njofton policia.

“Fsh. Besi, Prishtinë (NN) 01.10.2019 – 19:50. Lidhur me rastin më 26.11.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj babë e bir të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më sipër. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.

22-vjeçarja kishte marrë plagë vdekjeprurëse me plumb në kokë.