Vdekja e 57-vjeçarit, policia arreston mjekun e spitalit

Pas vdekjes së 57-vjeçarit, policia ka arrestuar ditën sotme mjekun e spitalit të Korçës, i cili akuzohet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Kallëzimi ndaj mjekut është bërë nga vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se 57-vjeçari i identifikuar me inicialet T.K., banues në fshatin Pojan, Maliq, është shtruar në spital pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, por ai nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm nga ana e mjekëve.

Ndërkohë, janë dërguar vendimet e ekspertimit mjeko-ligjor pranë IML-Tiranë, ku do të priten akt ekspertimet përkatëse për përcaktimin e shkakut të vdekjes të shtetasit T.K.

Njoftimi i policisë

Oficerët e Policisë Gjyqësore, referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi V.K., 47 vjeç, i cili pretendon se si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm të mjekëve në datën 13.11.2019, ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi T.K.,57 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili rezultonte i shtruar prej dy ditësh në Spitalin Rajonal të Korçës, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet proceduriale, ku u sekuestruan në cilësinë e provës kartelat mjekësore të 57 vjeçarit, deklarimet e familjarëve të tij dhe të mjekëve të Spitalit, si edhe u dërguan vendimet e ekspertimit mjeko ligjor pranë IML-Tiranë, ku do të priten akt ekspertimet përkatëse për përcaktimin e shkakut të vdekjes të shtetasit T.K.

Materialet e para i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme hetimore

lajmifundit.al