Vdekja e gruas nga Malisheva në ordinancë private, Zemaj: Nuk e mori askush përgjegjësinë

Në Malishevë ka vdekur një grua në mënyrë tragjike pas një trajtimi që mori në një ordinancë private stomatologjike.

Kjo sipas ish- ministrit ka qenë për shkak të mungesës së inspektorëve.

E për këtë vdekje, Armend Zemaj për Front Online tha se nuk e mori askush përgjegjësinë.

“Pjesa e mbikëqyrjes ka qenë evidente, mungesë afatgjate e rritjes së numrit të inspektorëve, në këto tri vite vetëm tani ka dalë një konkurs për lëvizje dhe është e cunguar, është jo në konfrom ligjeve dhe është trajtuar edhe nga ne, dhe nga mediat . Përgjegjësia për të cilat kanë dalë, mbetet akoma peng, ose mbetet pezull i një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë dhe asgjë tutje, sikurse kishte me raste tjera në vitet e kaluara”, tha ai për Front Online.