Vdekja e nëntëvjeçares në QKUK, nëna raportoi për neglizhencë të mjekëve

Një nëntëvjeçare ka vdekur në një nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”, teksa në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rastin e raportoi nëna e saj pasi dyshon se nga neglizhenca e mjekëve ka ndërruar jetë nëntëvjeçarja.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nëntë vjeçe ishte duke në trajtim mjekësor dhe dyshon se nga neglizhenca e mjekëve vajza e saj ka ndërruar jetë. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pa jetë është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.