Vdekje e dyshimtë e një gruaje në Prishtinë

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë një grua në banesën e saj në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës stafi mjekësor në QKUK, ka raportuar për vdekjen e saj, ndërsa në banesë është bërë ekzaminimi ku ajo ka banuar pasi që vdekja e saj cilësohet si e dyshimtë.

“Nga stafi mjekësor i QKUK-së është raportuar se viktima femër ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin nga njësitë policore është bërë ekzaminimi i banesës ku kishte banuar viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.