S’ka kuorum, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike

Nuk ka pasur kuorum në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vetëm 52 deputetë kanë votuar.

Sipas Konjufcës, ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme.

“52 deputetë po votojnë nuk ka më shumë kuorum se kaq, kështu që konstatojë se ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme kurdo që mbahet ajo”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë përkrahur vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike.