Vdekje e dyshimtë në Dragash, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit ëhstë dërguar pa shenja jete një person nga Dragashi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Dragash / 06.02.2024 – 22:55. Në Spitalin Rajonal të Prizrenit është sjellë pa shenja jete një mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime.