Kurti dje tha se e respekton Rugovën, por ky komunikim “sekret” në Vetëvendosje e paraqet atë të padëshiruar!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili pretendon të udhëheq shtetin e Kosovës, një ditë më parë e vlerësoi lartë rolin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke rënë ndesh edhe me qëndrimin e partisë së tij ndaj figurës së Rugovës dhe LDK-së.

Kurti, në një intervistë në “Syri Tv” tha se gjatë viteve 1989-92 Rugova ka pasur një rol të jashtëzakonshëm.“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Është kaq e thjeshtë dhe këtë dua ta ndaj me ju. Rugova pati thënë atë kohë: “Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën”, tha ai.

Por, qëndrim të kundërt ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Në bazë të një komunikimi të brendshëm, të cilin Sekretariati i VV-së ua kishte përcjell përmes postës elektronike strukturave të partisë, ku ndalohej printimi dhe shpërndarja, figura e Rugovës ishte shënuar si e padëshiruar për një sërë arsyesh.

Si kundërshtim i parë ishte përmendur, shndërrimi i veprimtarisë së Rugovës në mite, ishte potencuar se “ne jemi kundër kultit të personalitetit dhe nuk mendojmë se duhet shndëruar njerëzit në mite, sepse mitizmi është gjithmonë në llogari të vlerësimit nacional mbi rolin që ka luajtur personi konkret. E kur kjo ndodh në mënyrë të sforcuar lidhur me figurat që kanë qenë protagnostë të ngjarjeve historike të viteve të fundit, për më tepër mungon edhe distanca e duhur historike për një vlerësim mbi efektet që kanë prodhuar figurat e caktuara, arsyet e mospjesëmarrjes shtohen.”

Arsyeja e dytë lidhet me çfarë përfaqëson filozofia politike që identifikohet me Ibrahim Rugovën.

“Politika e udhëhequr nga LDK gjatë vitëve ’90 është investim që tek qytetarët e Kosovës mbolli mendimin se liria do të na vijë nga jashtë dhe jo prej përpjkejve nga brenda. Momenti i themelimit të LDK-së përkon me kohën e përfundimit të luftës së ftohtë. Kjo përiudhë për shumicën e shteteve që i përkisnin bllokut lindor u karakterizua me tranzicionin nga moizmi politik në pluralizëm, por edhe nga ekonomia komanduese në ekonomi tregu. Këto ndryshime gjeopolitike që emërues të përbashkët kanë triumfin e demokraisë liberale kanë krijuar lajthitje tëk udhëheqja politike që formoi LDK-në, kjo e fundit ka ngjallur iluzione tëk populli i Kosovës. Pluralizmi politik u bë sinonim i lirisë, e ndërkombëtarizmi i çështjes rruga për t’u çliruar nga okupimi”, thuhet në këtë dokument, të cilin e ka siguruar “Gazeta Blic”

Mos mbështetja e luftës së UÇK-së nga Rugova, ishte bërë arsye shtesë që figura e tij të bëhet e padëshirueshme për VV-në.Ky komunikim i brendshëm, kishte ndodhur në vitin 2013.