Një vajzë 23-vjeçare është viktima më e re nga koronavirusi në Shqipëri.
Vajza ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, pasi prej ditësh ishte e intubuar. Nuk dihet ende nëse kishte sëmundje shoqëruese dhe ku u infektua me Covid.
Me këtë humbje, totali i viktimave në vendin tonë arrin në 98. Ministria e Shëndetësisë pritet të japë informacion zyrtar për vdekjen e 23 vjeçares.