S’ka fitues në “Camp Nou”, Barcelona dhe Real Madrid ndajnë pikët (Video)

Ka përfunduar pa fitues 0 – 0 përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit e zhvilluar në ‘Camp Nou’.

Barcelona dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në ‘El Clasicon’ e mbetur të muajit dhjetor, pas një ndeshje shumë të barabartë të zhvilluar në shtëpinë e katalanëve.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje u tregua në minutën e 10-të, kur Karim Benzema provoi me kthim, por në vend ishte portieri Ter Stegen.

Real Madrid iu afrua sërish golit në minutën e 17-të, kur Casemiro tentoi të shënonte me kokë, dhe me kokë nga vija e portës topin largoi Gerard Pique.

Të njëjtën gjë veç te Real Madrid e bëri Sergio Ramos në minutën e 31-të, kur i mohoi golin Lionel Messit.

Minuta e 41-të solli në pah edhe njëherë Lionel Messin, që bëri një asistim spektakolar për Jordi Alban, që gjuajti me të majtën, por jashtë portës.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte me ritëm të lartë, dhe pavarësisht tentimeve të të dy skuadrat, mbrojtjet ishin në nivelin e duhur.

Me këtë barazim, të dy skuadrat ndajnë vendin e parë në La Liga me nga 36 pikë.

https://streamable.com/w46vk