Vdes 35-vjeçarja nga Mitrovica, ra nga ndërtesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasditen e së mërkurës.

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga ndërtesa.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.