Krim i rëndë brenda familjes në Shqipëri/ Nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Vlorës.

Burime për Noa.al bënë me dije se në fshatin Mekat, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.