Vdes basketbollisti Kobe Bryant pas një përplasje me helikopter

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ka vdekur pas një përplasje me helikopter.

Sipas TMZ, ylli i NBA po udhëtonte me tre persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti.

Bryant, 41 vjeçar, njihet si një nga basketbollistët më të mirë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Në karrierën e tij, Bryant ka fituar 5 herë ligën NBA, ndërsa ka qenë MVP në dy finale të PLAY OFF-it.

Gjithashtu, tashmë ish-legjendat i basketbollit numëron edhe dhjetëra tituj të tjerë si personal ashtu edhe ekipor.

pamje ku dyshohet se vdiq kobe-bryant