Vdes e mitura nga aksidenti i katër ditëve më parë në Suharekë

Një e mitur ka vdekur si pasojë e aksidentit të katër ditëve më parë në fshatin Reshtan të Suharekës.

E mitura vdiq dje në QKUK, aty ku po merrte trajtimin, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.