Vdes edhe një i ri nga COVID-19

Sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shtuar se katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me koronavirus.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19”.