Vdes edhe personi i plagosur në Podujevë, ishte vëllai i viktimës

Ka humbur jetën edhe personi i plagosur në ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

Burime të lajmi. net kanë mësuar se ka vdekur edhe personi i plagosur. Ai ishte vëllai i personit që mbet i vrarë në vendin e ngjarjes.

Lajmi.net ka mësuar se që nga mesdita ekipet e forenzikës dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes duke mbledhur prova.

Sipas burimeve të lajmi.net dorasi gjendet në arrati, kurse deri të akti fatal ka ardhur për shkak të përplasjes për një tokë.