Vdes gazetari Ramadan Asllani

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, gazetari Ramadan Asllani.

Asllani lindi në Smirë të Vitisë dhe punoi gazetar në ”Zëri”, ”Bota Sot” dhe ”Kosova Sot”.
Për vdekjen e Ramadan Asllanit edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi.

AGK në dedikim pranon se e pranuan me dhimbje lajmin për shuarjen nga jeta të gazetarit Ramadan Asllani.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 26-06-2019 te varrezat e reja të qytetit në Ferizaj.
Asllani veç gazetar, edhe për shumë vite shërbeu si profesor në gjimnazin ”Skënderbeu” në Kaçanik.