Vdes 7-vjeçari nga Gjakova pas kontaktit me rrymën

Një djalë 7-vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij.

Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

Lajmin për këtë rast e ka dhënë për Front Online zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 21.02.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, u shpreh Elezaj.