Vdes i aksidentuari në rrugën Suharekë-Reçan

Ka ndërruar jetë në QKUK, i aksidentuari javë më parë në rrugën Suharekë-Reqan, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ndodhi më datë 12 të këtij muaji.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 29.10.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.