Vdes ish-boksieri Xhevdet Peci

Ka vdekur ish-boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Demolli tha se Peci vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte shkuar të jetonte me familje para një muaj e gjysmë.

“Po, ka vdekur. Para një muaj e gjysmë ka shkuar në Amerikë, ku e ka pasur familjen. Ka qenë befasi se nuk ka pasur asnjë sëmundje”.

Ai mbahet në mend me nofkën “Grushti i hekurt”.

Xhevdet Peci ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.
Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhrat e trajnerit Lah Nimani, që po ashtu vjen nga Mitrovica.