Vdes ish-deputeti shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi në moshën 50 vjeçare. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin si dhe një nga deputetët më aktiv të PD-së në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të para të demokracisë.

Së fundmi Gripshi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në Peqin.

Në vitin 2014, gjatë kohës që vendlindja e tij do t’i akordonte titullin “Qytetar Nderi” ai u shpall në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike, gjatë aksionit të madh që ndërmori qeveria e socialistëve për reformimin e sistemit energjitik në vend.