Safet Kamberi, rizgjedhet kryetar i LDK-së në Mitrovicë

Safet Kamberi është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Kamberi ka marrë 51 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Faton Peci ka marrë 48 vota.

Këtë e tha sekretari i LDK-së Lutfi Haziri, në një prononcim për Klan Kosova.

I gjithë procesi është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura.