Vdes ish-ushtari i UÇK-së, vëllau i dëshmorit Ahmet Kaçikut

Sot, pas një sëmundje të gjatë ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heset Kaçiku, vëllau i dëshmorit Komandant Ahmet Kaçikut, në Zonën e Nerodimes

Njoftimin për vdekjen e tij në rrjetet sociale e ka bërë mbesa e tij, vajza e Ahmetit, Festina.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të njohurve të të ndjerit.

“Me dhembje e mora lajmin se nga kjo botë u nda Heset Kaçiku, vëllai i Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku. Familjes së nderuar patriotike e kontributplote ndër breza për komb e atdhe iu nda familjari i dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.