Haxhiu: Formalizuam grupin punues për Veting në Sistemin e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sapo kanë formalizuar grupin punues për Vetting në Sistemin e Drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se formimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm për shtetin e së drejtës.

“Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët.”

Ministrja Haxhiu, ka bërë të ditur se grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vetingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese.