Vdes motra e vetme e Sami Lushtakut: Jemi rritur nga duart e saj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka njoftuar se motra e tij, Hana Lushtaku, ka ndërruar jetë.

Lushtaku ka bërë një dedikim prekës për motrën e tij të vetme, e cila siç thotë Lushtaku, e ka rritur.

“Jeta e saj ishte me plotë sfida por kurrë nuk njohu dorëzim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lushtakut.

Njoftimi i plotë:

Motra ime Hana kaloi në përjetësi.

Ishte hënë që ndriqoi jetët tona sikurse hëna që ndriqon natën. Ishte shtyllë e familjes, motër hasreti e burim i pashterrshëm i dashurisë për familjen.

Jemi rritur nga duart e saj të cilat na ushqyen me kujdesin më të madh. Jeta e saj ishte me plotë sfida por kurrë nuk njohu dorëzim.

Do të kujtojmë gjithmonë më dashurinë më të madhe! SL