Vdes në moshë të re krahu i djathtë i Albin Kurtit

Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Shala. Për vdekjen ka njoftuar Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Erzen Vraniqi.

Ai poshtë njoftimit ka publikuar edhe foto të aktivistit të ndjerë në fotografi bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë protestave.

“I prekur thellë me lajmin për vdekjen e aktivistit Arlind Shala… Djalë i hareshëm, i rritur në pjesën e vjetër të qytetit, edhe pse i ri në moshë, i sakrifikonte daljet e të shtunave mbrëma deri në orët e vona për të punuar në radhitjen e gazetës VETËVENDOSJE!, atëherë kur kjo gazetë ishte një ndër “armët” kryesore të Lëvizjes. Kur i kërkoja falje që ja humba natën, më thoshte faleminderit që po ma jepni mundësinë. I lehtë të qoftë dheu Arlind! Ngushëllime familjes, miqve e aktivistëve!”, ka shkruar Vraniqi.