Vdes në QKUK i mituri që u aksidentua në Podujevë

Një i mitur nga Podujeva i cili ishte aksidentuar më 9 shtator në fshatin Lluzhan ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur më 09.09.2020 në fshatin Lluzhan, rreth orës 03:35.

“Në lidhje me rastin është raportuar se më 12.09.2020 viktima mashkull kosovar -i mitur, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.