Vdes në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Lipjan

Lëndimet që i pësoi një javë më parë në një aksident në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan ishin vdekjeprurëse për një qytetar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person që ishte lënduar në këtë aksident ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së 22 marsit dhe që nga ajo kohë ai ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Lipjan 22.03.2021-19:20. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 28.03.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.