Vdes në rrethana të dyshimta një 25 vjeçar në Prizren

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në Prizren, saktësisht në rrugën “Sefedin Laçi” raporton Insajderi.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet. Viktima është mashkull kosovar, i vitit 1999”, tha Gashi.

Rasti po vazhdon të hetohet.