Vdes në rrethana të dyshimta një person në një vilë në Gjakovë, policia jep detaje

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orës ka bërë të ditur se viktima është gjetur nga dy dëshmitarë, pa shenja jete në një vilë.

Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.