Vdes në Zvicër 20 vjeçari nga Kosova, u ther me thikë në një pompë të benzinës

Mbrëmë në Luzern të Zvicrës ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar nga Kosova.

Sipas raportimit të “20 minuten”, incidenti me fatalitet ka ndodhur pas përleshjes së dy grupeve, transmeton Indeksonline.

Nga kjo përleshje disa persona janë dërguar në spital me lëndime të rënda.

Siç raportohet, ishte një përleshje me thika. Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.