Vdes nëna e Kadri Veselit

Nëna e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, Ajshe Veseli, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari Hylmi Veseli, i cili po ashtu tha se varrimi do të bëhet në fshatin Broboniq të Mitrovicësë.

Vdekja e saj vjen shtatë muaj pasi babai i Veselit ishte ndarë nga jeta.