Vdes nga koronavirusi një 74-vjeçar nga Vushtrria

Në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, mbrëmë ka ndërruar jetë një person i moshës 74-vjecari.

I ndjeri ishte i prekur nga Covid -19 dhe që disa ditë po trajtohej në këtë spital.

Lajmin për vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar për Express, zyrtarë të spitalit.

Ndërkohë në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit të spitalit 30 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Ndërsa 8 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.