Vdes një 43 vjeçar në Podujevë, ishte duke hyrë në banjo për të bërë dush

Një 43 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes në Podujevë.

Indeksonline mëson nga burimet se i ndjeri derisa ishte duke hyrë në banjo për të bërë dush ai ka ndërruar jetë.

Forenzika ka dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë trupin e të ndjerit për ta dërguar në Prishtinë.

Po ashtu ky, rast po cilësohet si “Vdekje e Dyshimtë”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.