Vdes një femër në Institutin Special të Shtimes, policia nis hetimet

Një femër është gjetur e vdekur në Institutin Special në Shtime.

Gjatë ditës së shtunë, është raportuar për një femër të vdekur në Institutin Special të Shtimes, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 18:05 të së shtunës është raportuar se një femër e cila ka qenë duke u trajtuar në këtë institut ka ndërruar jetë.

Siç bëhet e ditur, mjeku e ka kontrolluar trupin e pajetë dhe në raport thuhet se nuk janë vërejtur shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, përderisa policia është duke e hetuar këtë rast.