Vdes një i burgosur, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë në QKUK.

Sipas Policisë së Kosovës dje rreth orës 17:20 në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një i burgosur, pasi që i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore ishte shtrirë në njërën prej klinikave të QKUK-së.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje përderisa ka bërë të ditur se vdekja e tij është duke u hetuar.

HETIM I VDEKJES

QKUK Prishtinë 06.08.2022 – 17:21. Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.