Vdes një kosovar pas goditjes nga rrufeja

Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në orët e vona të së enjtes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja. Ai është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal të Prizrenit, megjithatë ai nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë ai.