Vdes një person në Fushë-Kosovë, kaplohet nga flakët

Si pasojë e një zjarri në fshatin Henc të Fushë-Kosovës, një person i gjinsë mashkullore ka ndërruar jetë.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me ç’rast ka njoftuar se zjarri kishte përfshirë tërë dhomën në të cilën po jetonte viktima.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar –përfshirë një pjesë të dhomës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /GazetaBlic/