Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor, më i vështiri në karrierën time

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj i ka uruar të gjithë nxënësit e Kosovës për fillimin e vitit shkollor.

Ai në konferencën për media, tha se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor ishte vendimi më i vështirë në karrierën e tij.

“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, më i vështiri në karrierën time”.

Likaj ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e tyre.

“Falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë që janë angazhuar dhe i janë përgjigjur nevojave tona për organizimin e vitit të ri shkollor”.

“Është shumë e vështirë të vlerësohet dhe të veprohet duke parë dinamikën dhe ndikimin që ka situata me virus në shëndetin dhe mirëqeninen e shoqërisë”.