Vdes një person nga koronavirusi në Kosovë

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Malishevë, duke u bërë kështu viktima e 19’të në këtë komunë.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, janë regjistruar dy raste të reja dhe një person ka vdekur. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

1 i shëruar, 2 raste të reja me covid-19 dhe 1 i vdekur në Malishevë

Malishevë, 30 gusht
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar, janë regjistruar 2 raste të reja dhe një person ka vdekur. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Raste e sotme janë nga fshatrat Damanek dhe Pllaqicë.

Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 203 raste, prej tyre, 157 janë shëruar, 28 raste mbesin aktive, ndërsa 19 persona kanë vdekur.