Vdes një person para Qendrës Sportive “Sezair Surroi” në Prizren (video)

Një person sonte ka ndëruar jetë para Qendrës Sportive “Sezair Surroi” në Prizren. Sipas informatave të Tv Besa bëhet fjalë për një person rreth 70 vjeq i cili ka mbledhur kanaqe dhe papritmas ka ndëruar jetë në rrugë raportojnë dëshmitarët e rastit.

Sipas policisë, rreth orës 18-20 është parë një person i shtrirë në rrugë me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolla, ka thënë se ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, pasi që dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë.

Ndërsa, shtoi se nuk janë vërejtur lëndime apo dyshime në trupin e viktimës.