Vdes një person pas aksidentit në Klinë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”.

Gashi tha se me kohë do të jepen detaje të tjera lidhur me rastin.