Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK’ja konfirmojnë se ka vdekur edhe personi i tretë.
Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosur mbeti një i vrarë dhe tre të plagousur.
Për këtë rast janë arrestuar dy persona si të dyshuar. Është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një cështje pronësore.