Vdes personi që u plagos sot në Gjakovë

Personi i cili u plagos sot në Gjakovë, ka vdekur para gjysmë ore në QKUK në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekur në Prishtinë”, ka thënë shkurt Gjurkaj.

Më herët mjeku kujdestar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Ejup Govori kishte konfirmuar se pacienti ishte në gjendje të rëndë.

Govori tha se viktima është sjell pa vetëdije dhe me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit.

“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka ardhur pa vetëdije me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit. Personi gjendet në gjendje terminale”-tha Govori për Klan Kosova.