Vetaksident me traktor, vdesin dy persona në Novobërdë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor në komunën e Novobërdës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.

Sipas njoftimit, njëri nga personat ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri në emergjencën e Gjilanit.

“Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin policor.

Aksidenti është iniciuar si “vdekje aksidentale.”