Vdes punëtori i ndërtimtarisë që u rrëzua sot në Skënderaj

Punëtori i cili u rrëzua sot në vendin e punës në Skënderaj, ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshes rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK.

Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion./Fokusi.info/