Vdes shoferi që u vetaksidentua në Sllatinë

Ka humbur jetën personi i cili pësoi lëndime në aksidentin e sotëm që ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Këtë e ka kofnirmuar për Infokus zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.Ai tha se për vdekjen e përsonit ka njoftuar Emergjenca.“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, është pa shenja jete”, deklaroi Krasniqi.